Copy
 

Njihuni më poshtë me disa nga aktivitetet, botimet dhe të rejat më të fundit nga Partnerët Shqipëri.
SKEMA FINANCIMI DHE MBËSHTETJE 

HAPET THIRRJA PËR KONKURSIN E BIZNESEVE TË GJELBËRTA 2020
Konkursi synon të stimulojë e inkurajojë inovacionin për ide biznesi të gjelbërta në nivel lokal dhe të hulumtojë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide biznesi të bazuara në shfrytëzimin e burimeve lokale, ringjalljen e traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale. Apliko tani
 

RRATHE DHURUES SHQIPËRI
Partnerët Shqipëri hap thirrjen për aplikime për të gjitha OJF-të që kanë një ide konkrete apo nismë në zbatim për të sjellë ndryshim social në një komunitet të caktuar, përmes mbështetjes edhe nga vetë komuniteti. Tre idetë më të mira do të përzgjidhen për t’u zbatuar duke fituar mbështetje financiare dhe në natyrë përmes një ankandi (live crowdfunding) gjatë eventit “Rrathë Dhurues” i cili do të organizohet për herë të dytë në Shqipëri në Maj 2020. Lexo më shumë
PROJEKTE NË ZBATIM

INAUGUROHET GARAZHI SOCIAL I ARTIZANATIT – NJË SIPËRMARRJE SOCIALE NË NJË PRONË TË KONFISKUAR NGA KRIMI I ORGANIZUAR NË SARANDË
Garazhi Social i Artizanatit është një punishte e ngritur në një pronë të konfiskuar në qytetin e Sarandës, ku tetë gra dhe vajza – viktima të krimit të organizuar dhe dhunës në familje – janë trainuar dhe punësuar për të prodhur punime artizanale me gurët e detit. Garazhi Social do të shërbejë si një mjedis në mbështetje të ri-integrimit të grave dhe vajzave viktima apo në rrezik për t’u prekur nga krimi i organizuar dhe dhuna në familje. Lexo më shumë
 
Njihuni me tre sipërmarrjet sociale të ngritura në prona të konfiskuara nga krimi i organizuar në Fier, Durrës dhe Sarandë si dhe shërbimet që ato ofrojnë. Këto sipërmarrje janë mbështetur përmes projektit C.A.U.S.E. – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje SocialeLexo më shumë
RIPËRDORIMI SOCIAL I PASURIVE TË KONFISKUARA NGA KRIMI I ORGANIZUAR, NJË MESAZH BESIMI DHE DREJTËSIE SOCIALE 
Partnerët Shqipëri organizoi workshope me organizatat jo-fitimprurëse në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër, mbi zhvillimin e sipërmarrjeve sociale në pronat e konfiskuara nga krimi i organizuar. Eksperiencat e suksesshme të tre sipërmarrjeve të para sociale të ngritura në prona të konfiskuara nga krimi i organizuar në Shqipëri: KeBuono Pastiçeri Sociale, KinFolk Coffee Library dhe Garazhit Social të Artizanatit, të kombinuara me eksperiencën italiane të sjellë nga organizatat Project Ahead dhe Comitato don Peppe Diana u prezantuan dhe u diskutuan me pjesëmarrësit. Transformimi i pronave të konfiskuara në mjedise në të cilat prodhohen të mira, ofrohen shërbime, ofrohen mundësi rehabilitimi e integrimi për viktimat dhe grupet e rrezikuara nga krimi i organizuar - përçon mesazhe besimi dhe drejtësie sociale në komunitet. Lexo më shumë
EMBRACE- Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese është një iniciativë e zbatuar në Shqipëri, që kontribuon në avancimin e mjedisit ligjor për sipërmarrjet sociale, mbështetjen e SS-ve ekzistuese dhe të reja për të përshtatur më mirë produktet dhe shërbimet e tyre dhe për t’u pozicionuar në treg duke përdorur strukturën ekzistuese ligjore dhe institucionale. EMBRACE zbatohet nga Partnerët Shqipëri në partneritet me Project Ahead dhe financohet nga Bashkimi Evropian. Njihuni më shumë me sipërmarrjet e mbështetura përmes këtij programi, organizatat zbatuese dhe grupet të cilave u shërbejnë, në përmbledhjet e këtyre iniciativave.
AKTIVITETE TË QENDRËS KOMBËTARE BURIMORE PËR SHOQËRINË CIVILE NË SHQIPËRI 
Startoi edhe për këtë vit Akademia e OJF-ve, një program që shërben si hapësirë edukimi joformal dhe zhvillimi të aftësive dhe kompetencave të drejtuesve të shoqërisë civile në Shqipëri. Akademia e OJF-ve organizohet në kuadër të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri. Ndër të tjera aktivitete të Qendrës gjatë kësaj periudhe ishin 4 programe trainimi, 3 sesione informuese dhe 3 takime konsultuese me OJF-të mbi tema të ndryshme me interes për shoqërinë civile në Shqipëri. Më shumë mbi aktivitetin e Qendrës e gjeni duke vizituar:  https://resourcecentre.al/
PROJEKTET E MBËSHTETURA PËRMES THIRRJES SË DYTË TË PROGRAMIT TË SHOQËRISË CIVILE PËR SHQIPËRINË DHE KOSOVËN
Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PSH). Njihuni me projektet fituese të Thirrjes së Dytë të skemës së nën-grantimit si pjesë e këtij programi.
SHPALLEN FITUESIT E ÇMIMEVE TË FILANTROPISË 2019
Partnerët Shqipëri organizoi në 7 shkurt ceremoninë gala ku u shpallën fituesit e “Çmimit të Filantropisë 2019”. Prej vitit 2011 Partnerët Shqipëri organizon këtë event për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e falenderimin për individët, familjet dhe bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë tonë. Ceremonia u nderua me pjesëmarrjen e personaliteteve nga qeveria shqiptare, deputetë të kuvendit të Shqipërisë, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, institucione ndërkombëtare dhe agjenci donatore, përfaqësues të sektorit të biznesit, atij jofitimprurës dhe medias. Njihuni këtu me fituesit e Çmimeve të Filantropisë 2019
TË REJA MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT FILANTROPIK 
Dëshironi të dini më shumë mbi aktivitetin filantropik në Shqipëri? Njihuni këtu me faktet më të fundit për muajin shkurt 2020! 
Raportet mujore si dhe përmbledhjet vjetore të monitorimit të këtij aktiviteti që Partnerët Shqipëri po kryen prej vitit 2015, i gjeni në faqen tonë në internet. Lexoni më shumë këtu
LËVIZJA RINORE - NJË FAQE E RE PËR KOMUNITETET LOKALE është iniciativa më e re e Partnerëve Shqipëri në kuadër të programit LevizAlbania. Ky projekt katër vjeçar synon të krijojë një lëvizje të të rinjve në qytete të ndryshme në Shqipëri, nëpërmjet edukimit të tyre me ndjenjën e vullnetarizmit, aktivizimit dhe përgjegjësisë, si dhe forcimin e marrëdhënieve mes të rinjve dhe komuniteteve lokale për një demokraci më të fortë. Gjatë periudhës janar – shkurt 2020, Partnerët Shqipëri organizoi 4 kampe – 4 ditore, me pjesëmarrjen e 80 të rinjve, nxënës të 4 shkollave të mesme të përgjithshme të qyteteve Vlorë dhe Shkodër. Lexo më shumë
STUDIME DHE PUBLIKIME
SIPËRMARRJET SOCIALE DHE EKO-SISTEMET E TYRE NË EVROPË - Raport i sintetizuar krahasimor
Raporti i sintetizuar krahasimor mbi hartëzimin e SE-ve në Evropë, paraqet një përmbledhje dhe interpretim të gjetjeve kryesore nga raportet e vendeve të ndryshme duke dhënë një tablo të sipërmarrjeve sociale dhe mjedisit në të cilin ato operojnë, "eko-sistemet". Raporti për Shqipërinë u përgatit nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, dhe është i disponueshëm në këtë link https://bit.ly/2nnYtcQ
EVENTE PUBLIKE
PARTNERËT SHQIPËRI, PJESË E DISKUTIMEVE TË SAMITIT TË SHOQËRISË CIVILE PËR BALLKANIN PERËNDIMOR
Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerët Shqipëri ishte pjesë e Samitit të OSHC-ve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor, në Tiranë. Samiti mblodhi sëbashku përfaqësues të shoqërisë civile nga i gjithë Ballkani, përfaqësues të qeverive, donatorë e institucione të bashkëpunimit rajonal të cilët diskutuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si një faktor kyç për pajtimin dhe prosperitetin ekonomik. Lexo më shumë

PARTNERËT SHQIPËRI NË #PEXFORUM2020 - PHILANTHROPY EUROPE NETWORKS FORUM 
Në janar 2020, Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerët Shqipëri mori pjesë në #PEXForum2020 - Philanthropy Europe Networks Forum zhvilluar në Madrid, i cili shënoi eventin e parë evropian që bashkon institucionet filantropike në nivel evropian me akademikë dhe studiues të fushës! Lexoni këtu një blog për Alliance Magazine
DISKUTIM NË NIVEL EVROPIAN MBI EKONOMINË DHE SIPËRMARRJET SOCIALE
Prej disa muajsh tashmë, Partnerët Shqipëri është anëtare e #DIESIS, një prej rrjeteve më të gjera në Evropë, i specializuar në mbështetjen e ekonomisë sociale dhe zhvillimin e sipërmarrjeve sociale përmes trainimeve, hartimit të projekteve, shërbimeve të konsulencës, asistencës teknike dhe punëve kërkimore. Në shkurt 2020, anëtarët e rrjetit u mblodhën në Bruksel për të diskutuar mbi strategjinë e re të Komisionit Evropian, mbi ekonominë dhe sipërmarrjet sociale.
TË REJA
OPINIONI JUAJ ËSHTË I RËNDËSISHËM! MERRNI PAK MINUTA PËR TË PLOTËSUAR PYETSORIN ONLINE!
Dëshirojmë të marrim opinionin e përfituesve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve lidhur me përvojën në punën me Partnerët Shqipëri ose pjesëmarrjen në programet tona, ndaj ju lutemi të merrni disa minuta për të plotësuar pyetsorin që kemi zhvilluar për këtë qëllim.Mendimi juaj është shumë i rëndësishëm në përpjekje për të përmirësuar programet tona dhe mënyrën se si ne komunikojmë.Plotësimi i pyetsorit nuk zgjat më shumë se 5 minuta, dhe do ta vlerësonim nëse e plotësoni atë brenda datës 6 prill 2020. Ju falenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin dhe kohën që i kushtuat këtij pyetsori! PLOTËSO PYETSORIN KËTU

NA NDIQNI NË 
Facebook: @partnersalbania
Instagram: @PartnersAlbania

Twitter: @PartnersAlbania
Youtube: PartnersAlbania
Linkedin: Partners Albania for Change and Development


Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Rruga e Elbasanit, ndërtesa Park Gate, kati i 10-të,
Ap. 71 / 73, Tiranë
Tel: +355 4 2254881 ​
Mob: 0697889600  
partners@partnersalbania.org
 http://www.partnersalbania.org